Klubi i dytë më i suksesshëm në Turqi, Fenerbahce, nuk arriti të fitojë betejën e trofeut me Galatasaray. Kjo është shokuese nëse merret parasysh se ky është një ekip i përforcuar nga futbollistë si Dzeko, Livakovi?, Tadic, Cengiz Under, Fred, Bonucci, Krunic, Szymanski…
Menjëherë pas përfundimit të sezonit, ata vendosën të bëjnë ndryshime të mëdha te Fenerbahçe. Trajner i ri do të jetë Jose Mourinho, i cili do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare. Portugezi ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Roma në janar, por tashmë është gati për një aventurë të re.
Një nga arsyet kryesore që Mourinho nënshkroi me Fenerbahce ishte se atij iu premtuan 100 milionë euro për transferime. Portugezi nesër në mbrëmje do të ndjekë finalen e Champions League, ndërsa interesant është fakti se do të shoqërohet nga një delegacion i Fenerbahçes, ku mund të jetë edhe ish-presidenti Ali Koca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/