Nuk e hoqi kurrë xhupin, të dhënat e pakuptimta për personin që dyshohet si autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e Dukës

Në mbrëmjen e djeshme mbërriti lajmi se policia ka gjetur personin që dyshohet se ka vendosur tritolin në shtëpinë e Armand Dukës. Mediat nxituan më tej që të sqarojnë edhe arsyen, duke ia veshur çështjeve të bizneseve, por në fakt vetë shtetasi i përfunduar në pranga, Arlen Hasanaj, nuk e ka pranuar ende autorësinë.

Nga krahu tjetër Armand Duka ka përgënjeshtruar gjithçka sa i përket një konflikti të mundshëm me personin në fjalë, që banonte afër me kreun e FSHF. Por në fakt detaji më i pakuptimë është vetë mënyra sesi Hasanaj ka përfunduar në pranga.

Pas aktit të dënueshëm të kryer, Hasanaj shkoi në Tiranë dhe të nesërmen u rikthye sërish për në banesën e tij në Durrës, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Megjithëse nga ana tjetër bëhej fjalë për sulmin ndaj presidentit të FSHF dhe policia po kontrollonte zonën me forca të shtuara.

Në media u raportua se Hasanaj nuk kishte pasur precedent penale më herët, por në fakt nuk kërkohet ndonjë CV e pasur krimina.le për të bërë lëvizjet bazike. Më e pakuptimtë ishte se vetë autori i dyshuar i ngjarjes mbante veshur të njëjtin xhup që u paraqit në filmimet e kamerave të sigurisë, pa e ndërruar atë, megjithëse kishte gjithë kohën e botës për të bërë lëvizjen e parë për të humbur gjurmët pas një kri.mi të ndodhur.

Pra një histori me shumë pikëpyetje, ku nëse do të vërtetohet deri në fund se Hasanaj është autori i ngjarjes, më shumë sesa kapje nga policia, është një vetëdorëzim i autorit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *