Barcelona po shkëlqen në drejtimin e Hansi Flikut, duke i fituar ndeshjet me goleada. Por, kur i gjithë opinioni sportiv po duartroket trajnerin gjerman, Tieri Henri e sheh situatën ndryshe. Ish-lojtari francez ka thënë në studion e emisionit “Golazo“ në “CBS Sports” se nuk ishte Fliku ai që nisi këtë epokë të re, por Çavi.
“Nuk mendoj se Fliku filloi një epokë të re. Atë e bëri Çavi. Ai po vazhdon atë që bëri Çavi. Çavi bëri që të debutonte Kubarsi, ai bëri që të debutonte Jamali, ai bëri që të debutonin shumë të tjerë. Kështu që ai u largua dhe më pas erdhi Hasni Fliku. Besoj se ky ekip tani është tillë për shkak se (lojtarët) kanë qenë bashkë për 2 vite dhe se kanë kaluar një sezon të vështirë vjet. Aty mëson më tepër për karakterin tënd dhe se ç’je i aftë të bësh. Mendoj se ky ekip tani duhet të cilësohet si një nga favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Tieri Henri./Sport Ekspres/