Nga Klaudio Ndreca
“Calciopoli” është një gjë, Koronavirusi një tjetër”. Kështu e kanë hapur mediat italiane artikullin e kundërpërgjigjes që Juventusi dhe Agneli kanë marrë për Serinë A. Tashmë jemi në vitin 2020 dhe deklaratat mund të nxiten dhe tonet të ngrihen, për një “pëlqim” në “Twitter”.
Pikërisht këtë bëri presidenti i bardhezinjve, Agneli, i cili ka pëlqyer komentin e një tifozi ku thuhej: “Nuk e duam kampionatin në tavolinë, nuk jemi si Interi ne”. Kjo i referohej pikërisht kohës kur Juventusi u dënua në Itali dhe duhej të zbriste nga Seria A, njëkohësisht duke dorëzuar edhe titullin kampion.
Ndërkohë në një intervistë për “Gazzetta dello Spport”, ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, nuk mund të qendrojë pa e dhënë një koment: “Këto janë dy gjëra shumë të ndryshme. Atëherë ka qenë një mashtrim i bërë, ndërsa tani është një virus që ka paralizuar botën. Sa i përket Skudetos për këtë sezon, tani nuk është më një prioritet”, u shpreh Morati. /Sport Ekspres/