Trajneri i Sirokit, Karacic, është shprehur i kënaqur për fitoren e arritur nga ekipi i tij në shifrat 3-1 kundër Vllaznisë. Pjesa e parë është dominuar tërësisht nga skuadra e Sirokit, por për 90 minuta arbitri ka marrë disa vendime që favorizonin ndjeshëm vendasit. Kjo ka ndikuar edhe në rezultatin e sfidës, ndërsa tekniku Karacic ka thënë se nuk e dëshironte golin e realizuar me penallti.
“Një lojë e mirë nga ana jonë, veçanërisht në pjesën e parë, ne ishim vërtet në nivelin e duhur në fushën e kundërshtarit, në krijimin e disa situatave. Më mirë të mos shënonim nga penalltia, sepse ishim më dominues dhe mund të kishim shënuar një gol me aksion.
Në vazhdim shënuam edhe dy gola. Pësuam një gol dhe më mirë kështu pasi nuk do të relaksohemi në përballjen tjetër”, tha Karacic. /Sport Ekspres/