“Nuk e di sesi ky Partizan është në vend të parë”! Aleksi provokon me flamurin në mesfushë: Ngushëllova pak rivalët, i tregova që Tirana është bardheblu

Tirana ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 kundër Partizanit. Menjëherë pas mbylljes së takimit ka pasur vend edhe për një incident. Aleksi ka marrë një flamur nga tifozët dhe e ka vendosur në mesfushë. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Murataj, që nuk e ka pritur mirë një provokim të tillë. Për të folur mbi këtë rast, Aleksi ka vazhduar “xixat” edhe në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”.

“Nuk jam më ai Aleksi që merrte shumë kartona si më parë, jam më i qetë tani. Mendoj se do të dalim prapë kampion për të mbrojtur titullin. Ne kemi fituar me 10 lojtarë, imagjinoni me 11 lojtarë.

Përplasja me Muratajn? Nuk e kuptova pse erdhi Murataj, nuk kishte debat, thjesht më tha që pse e vendosët flamurin. Ishte thjesht një ngushëllim prandaj e dërgova flamurin në mesfushë, për të treguar që Tirana është bardheblu.

Provokim? Le ta marrin si të duan. Pavarësisht se Partizani është në vend të parë, unë nuk e di sesi Partizani është në vend të parë me këtë lojë që bën. Megjithatë nuk merrem me kundërshtarët. Në futboll ka dhe fat, Partizani ka pasur fat që në ndeshjet e para. Por me mirë fati të vijë vonë”, tha Aleksi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *