“Nuk e di pse po vini në Shqipëri”! Diego Longo i jep një ide grekëve për finalen e Kupës: Luajeni në Elbasan, tifozët le të rrinë në Tiranë

Shumë u përfol në media se finalja e Kupës së Greqisë do të zhvillohej në Shqipëri. Megjithatë problemi kryesor është fakti se në datën e ndeshjes, stadiumi “Air Albania” është i zënë për koncertin që do të zhvillohet me një këngëtar grek.

Për këtë arsye mundësia e vetme ishte zhvendosja e datës që kjo finale të vinte në Tiranë. Por Diego Longo, i cili foli në median greke “Metropolis”, ka dhënë një ide tjetër. “Kam dëgjuar se finalja juaj do të bëhet në Shqipëri. Do të ishte mirë për ne, nuk e di se pse po vini në Shqipëri, por për ne është mundësi shumë e mirë. Është një ndeshje e rëndësishme, niveli i lartë mes dy ekipeve dhe mund të shohim futboll kualitativ në Shqipëri.

Tifozët nuk kanë mundësi të ndjekin ndeshje të këtij niveli, klasi i parë. Air Albania është stadium shumë i mirë, Kombëtarja e Shqipërisë luan aty gjithmonë. Elbasan Arena nuk ka shumë infrastrukturë të mirë, megjithatë është shumë afër Tiranës, vetëm 30 minuta larg. Kështu ndeshja mund të zhvillohej në Elbasan dhe tifozët të rrinin në Tiranë”, tha Longo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *