“Nuk e di nga erdhi, te goli i parë kaluam në panik“, Kapllani analizon barazimin: Me pak mençuri do dilnim me tre pikë

Kastrioti dhe Erzeni janë ndarë në një barazim 2-2 në ndeshjen e sotme, e cila ishte me dy tablo. Pjesa e parë foli për Erzenin, që shënoi dy herë në portën kundërshtare. Fillimisht me Asanin në minutën e 4-t dhe më pas me Kapllanin në minutën e 33-të. Por Kastrioti u kundërpërgjigj në fraksionin e dytë të lojës, kur barazoi rezultatin me anë të Stojanoviçit dhe të Grecës. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport”.

Kapllani (Erzeni): “Vinim te kjo ndeshje me tre mungesa shumë të rëndësishme. Nuk është justifikim. Pjesën e parë e nisëm mirë. Pjesën e dytë nuk e di nga erdhi ajo goditje standarte, ndoshta një mosfunksionim i mirë i murit. Kaluam pak në panik. Gol i dytë ishte një gabim i stoperit për te portieri. Patëm disa raste kur e dorëzuam vetë topin. Besoj se barazimi përligj gjithçka. Unë nuk mendoj fare as për vendin e dytë, as për vendin e tretë. Unë mendoj që çdo pikë është e shenjtë. Me pak mençuri ne mund të dilnim me tre pikë sot“.

Mema (Kastrioti): “I kishim organizuar shumë mirë manovrat sulmuesie dhe mbrojtëse. Më vjen keq për mënyrën se si pësojmë gol nga ndeshja në ndeshje. Më vjen keq edhe për shpërdorimin e ndeshjeve. Në ndeshje ke 2-3 raste dhe duhet të fitosh ndeshjen. Sidomos kur e ke superuar kundërshtarin, që kishte rënë fare. Ndeshja më pëlqeu, në mënyrën se si ekzekutoi ekipi. Por futbolli ky është. Ky rezultat më jep shpresë, më tepër për lojën se sa për rezultatin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online