Barcelona ka humbur në shifrat 1-2 nga Osasuna dhe i ka thënë lamtumirë përfundimisht titullit në La Liga. Katalanasit u dorëzuan me kundërshtarin modest dhe kjo shton edhe më tepër rrezikun e trajnerit për shkarkim.
“Nuk e di nëse do të jem më në drejtim të Barcelonës në Champions League”, u shpreh Setien pas mbylljes së ndeshjes. Pra ka dyshime të mëdha sa i përket trajnerit të katalanasve që ka edhe disa prej lojtarëve kundër në objektivin e vetëm të mbetur për trofeun më të rëndësishëm në Europë. /Sport Ekspres/