Nuk e dëshiron një tjetër sezon nën hijen e Reinas, menaxheri i Strakoshës kërkon takim për të qartësuar të ardhmen

Tomas Strakosha ka humbur vendin e titullarit në portën e Lacios sezonin e shkuar, duke shkaktuar kështu shumë pakënaqësi me hierarkinë e re të vendosur në klub. Gardiani shqiptar nuk e toleron dot një tjetër vit nën hijen e Reinas, prandaj dëshiron që të qartësojë njëherë e mirë pozitën e tij në ekip pa nisur ende kampionati.

Siç raporton “Il Messaggero”, menaxheri i Strakoshës, Kastanja, ka kërkuar një takim me drejtuesit e Lacios për të qartësuar të ardhmen e lojtarit të tij. Kontrata e gardianit të Kombëtares sonë skadon në vitin 2022 dhe pas këtij takimi do të vendoset nëse do të largohet me parametra 0, apo do të rinovojë në rast se i besohen sërish çelësat e portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *