Nga Klaudio Ndreca
E çfarë mund të bësh nëse të kërkon Milani dhe Liverpuli? Refuzoji! Duket e çuditshme, por këtë vendim e ka marrë Milot Rashica. Sulmuesi shqiptar ka marrë interesimin e shumë ekipeve pasi shpalli largimin nga Werder Bremen. Fillimisht e ndihmoi skuadrën për të mos rënë nga Bundesliga ndërsa tani valixhet janë duke u bërë gati.
Media prestigjoze “Bild” zbardh më tepër të ardhmen e lojtarit të Kosovës. Sipas saj Rashica ka refuzuar ofertën e Liverpulit dhe Milanit për të shkuar te Leipzig. Arsyeja? Sigurisht që duhet të ketë qenë e fortë për të mbërritur deri në këtë pikë.
Por në meida është raportuar se trajneri i Leipzig, Nagelsman, ka folur për një kohë të gjatë me futbollistin dhe ka pasur aftësi të larta bindëse aqsa të bëjë që të hedh poshtë edhe dy klube me emër të Europës. Megjithatë edhe me skuadrën e Leipzig do të ketë mundësinë për të marrë pjesë në “Champions League” pasi dolën të tretë në Bundesligë. /Sport Ekspres/