Në Partizanin e 1001 problemeve në sezonin e shkuar, entuziazmin për këtë kampionat të ri mund t’ia kthente vetëm një trajner si Ilir Daja. Ky i fundit është padyshim një nga teknikët më të mirë shqiptar në qarkullim, ndërsa ka objektivin për të ndërtuar një skuadër që di të luajë futboll. Të paktën në këtë vit të parë siç është shprehur edhe vetë drejtori Rama, duke kërkuar që te kryeqytetasit të mos ketë lëkundje në performancën e tyre. Ndërkohë Ilir Daja përpara nisjes së kampionatit është shprehur se nuk do të jetë ai që do e dërgojë Partizanin drejt titullit.
“Nëpërmjet bojkotit ne kemi pasur edhe më shumë kohë për të punuar së bashku dhe mund të aplikoja filozofinë time në skuadër. Jemi gati për nisjen e sezonit. Nëpërmjet takimeve miqësore kemi pasur mundësinë që të eksperimentojmë.
Por presioni dhe gjendja e vërtetë kuptohet në ndeshjet zyrtare. Në skuadër kemi lojtarë me potencial të madh si Hoxha, Belica. Nuk e dërgoj Daja këtë skuadër drejt titullit, çelësi është bashkëpunimi. Nga ana e presidentit nuk na ka munguar asgjë dhe drejtori rri afër skuadrës. Pasataj pjesa tjetër u takon lojtarëve”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/