“Nuk duhen kompromise”, presidenti i Interit flet për ndeshjen me Juventusin: Shihni masat që marrin në Kinë

Presidenti i Interit, Steven Zhang, i rikthehet edhe njëherë temës së shtyrjes së takimeve në Itali për shkak të Koronavirus. Vetëm pak ditë më parë prej tij do të dilnin disa akuza direkte për presidentin e Serisë A, për mënyrën sesi po e menaxhon këtë situatë të vështirë. E teksa pritet që të luhet ndeshja ndaj Juventusit pa tifozë, Zhang jep si propozim modelin që po ndiqet në Kinë, atje ku janë shtyrë të gjitha ndeshjet për një kohë të gjatë.

“Nuk ka asnjë fjalë tepër kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik. Kur na kërkuan të shtyjmë ndeshjen kundër Juventus për disa ditë më vonë, nga këndvështrimi moral, e ndjeva se ishte plotësisht gabim.

Kushdo mund të shohë se si procedurat (përmbajtja e virusit) të zbatuara në Kinë janë të suksesshme. Unë besoj se siguria dhe mbrojtja e shëndetit publik janë gjëja më e rëndësishme. Nuk mund të ketë kompromise në këtë drejtim. Dhe masat e reja të miratuara nga qeveria italiane shkojnë në këtë drejtim”, ka thënë Steven Zhang. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *