“Nuk dua t’ju mashtroj, kemi objektiv Kupën“, Balliu flet për rolin e mbrojtësit të krahut: Ne pikturojmë pak

Ivan Balliu ka dhënë një intervistë për “Futbol Mahou“, ku ka treguar edhe objektivin e Rajo Vajekanos. Mbrojtësi shqiptar tregohet i sinqertë dhe zbulon se Kupa e Mbretit mbetet një objektiv në dhomat zhveshjes për skuadrën spanjolle, duke qenë se pjesëmarrja në Europë është një fjalë e madhe për Rajon.

Iraola (Trajneri)

“Iraola është pjesërisht fajtor që gjërat po shkojnë kaq mirë për ne. Nuk mund të them përqindjen e saktë. Ai është një trajner që i përgatit shumë mirë ndeshjet dhe më pas në fundjavë çdo gjë del paksa siç e sheh ai, ndaj ka një përqindje të lartë të gjërave që na shkojnë mirë”.

Copa del Rey

“Ne do të përpiqemi të luftojmë për Kupën e Mbretit. Vitin e kaluar ishim shumë afër dhe ishte një goditje shumë e rëndë, nuk do t’ju mashtroj. Është një nga objektivat në dhomat e zhveshjes. Europa, tashmë është fjalë e madhe. Ka ekipe me buxhet më të lartë dhe me të njëjtin synim…”.

Mbrojtësit e krahut

“Ne pikturojmë pak. Në futbollin modern kemi gjithnjë e më shumë incidencë. Iraola është më shumë për anësorët dhe na jep pak më shumë ndihmë”, ka thënë Ivan Balliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *