“Nuk dua të kthehem më në Itali”! Ronaldon e kap paniku, izolohet në Portugali ku shkoi për të parë nënën e sëmurë

Ronaldo nuk kishte marrë pjesë në stërvitje gjatë ditëve të fundit pasi kishte shkuar të parë nënën e tij. Kjo e fundit pati një goditje në tru dhe gjendja e saj shëndetsore u rëndua së tepërmi, por fatmirësisht arriti që t’ia dilte mbanë për të shpëtuar.

E teksa portugezi ishte nisur për në Portugali, vjen lajmi aspak i mirë. Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe duhet të kemi izolim të gjithë lojtarëve. Kjo nënkupton edhe izolimin e yllit portugez, i cili duhet të vetëkarantinohet në Portugali. Ndërkohë sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Ronaldo ia ka bërë të qartë drejtuesve që nuk do të kthehet më në Itali, për shkak të rastit të Ruganit, derisa e gjitha kjo të marrë fund. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *