Neymar njihet për faktin se në jetën e tij private ndodhin shpesh skandale dhe pikërisht në momentin kur shumë menduan se situata ishte qetësuar, ka ndodhur një problem i ri. Neymar u gjend në qendër të vëmendjes pasi Gabriella Gaspar, e cila është një modele nga Hungaria, tha se futbollisti brazilian është babai i vajzës së saj Jazmin Zoe.
Jasmin Zoe është dhjetë vjeç dhe Gabriella tha se nuk dëshiron më të heshtë dhe se e gjithë bota duhet ta dijë se Neymar është babai i vajzës së saj. Mediat braziliane kanë shkruar shumë për këto pretendime të vajzës nga Hungaria dhe gjendja thuhet se është shumë e rëndë. Mëngjesin e sotëm u shfaq informacioni se Neymar bëri një test të ADN-së dhe se së shpejti do të dihet nëse ai është babai i kësaj vajze apo jo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/