Një fiksim i madh nga ana e Wolfsburgut dhe frikë për udhëtimin në Shqipëri! Ekipi gjerman i druhet një numri të lartë të infektuarve pas ndeshjes në vendit tonë, duke parë edhe numrat e përgjithshëm që janë prekur në vendin tonë. Pikërisht për këtë arsye në Gjermani bënë gjithçka vetëm që kjo ndeshje të mos zhvillohej në “AIr Albania”. Wolfsburgu i ofroi një shumë të majme Kukësit që përballja të zhvendosej në Gjermani, por kjo nuk u lejua nga UEFA.
E ndërkohë drejtori sportiv i kësaj miqëve, Jorg Shmadtke, ka zgjedhur që të krikojë UEFA-n për këtë transfertë që do të bëhet në Shqipëri. “Normalisht nuk duhet dërguar askush me vetëdije në një zonë rreziku. Ky është rasti i konkret i ndeshjes me Kukësin në “Europa League”.
Ne po shkojmë atje vetëm për të përmbushur detyrimet tona”, u shpreh Shmadtke, duke e cilësuar vetëm si një urdhër që duhet zbatuar, pasi nuk ishte në dëshirën e gjermanëve që ndeshja të luhej në Shqipëri. Madje frika është e atij niveli aq sa edhe konferenca e trajnerit të ekipi gjerman u bë online, duke shmangur sallën e konferencave në stadiumin e “Air Albania”. /Sport Ekspres/