Armend Dallku ishte i ftuari i parë në podcast-in e “Telegrafi”-t, ku ka folur ndër të tjera edhe për karrierën e tij në Kombëtaren shqiptare. Ish-mbrojtësi i djathtë ka treguar se u largua nga kuqezinjtë për t’i hapur rrugën Hysajt. Sipas tij, lojtari shkodran ishte lojtar me mjaft perspektivë dhe e pa të udhës që të jepte dorëheqjen nga Kombëtarja.
“Kam një të mirë, që kur e shoh që nuk po jap maksimumin, e lë atë punë. Vendimet i marr shumë shpejt. I referohem Hysajt, që ishte një lojtar që luante në pozicionin tim. E kam parë djalin me shumë perspektivë dhe që ka mundësi. Gjithmonë nuk dëshiroj që të jem barrë për diçka. Gjithçka duhet të jetë me meritokraci. Secili njeri ka periudhën e vetë për të dhënë kontributin. E konsiderova që ai do të ishte fundi i rrugëtimit tim”, ka thënë Armend Dallku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/