Pano Xhixho është shprehur në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” se Reja do të largohet nga Shqipëria, menjëherë pas përfundimit të kontratës. Në bazë të burimeve të tij, Xhixho ka thënë se italiani do të luajë ndeshjet e fundit në pankinë në miqësoret e marsit.
“Nga burimet që unë kam dhe nga leximi i fjalëve të Rejës, më duhet të them se Reja do të largohet nga Shqipëria kur të përfundoi kontrata. Në qershor të 2022 do të vijë edhe largimi i tij nga Shqipëria, eliminatoret e tjera do t’i kemi me trajner tjetër. Ndeshjet e fundit me Rejën do të jenë ato miqësore të marsit”, tha Xhixho. /Sport Ekspres/