Pak javë më parë, britanikja “The Independent” bëri të ditur se UEFA po mendon ta zhvendosë finalen e këtij viti të Champions League nga Stambolli, e cila është planifikuar për në 10 qershor.
Shkak për këtë është fakti se së shpejti do të ketë zgjedhje presidenciale në Turqi, pas të cilave mund të ketë trazira. Do të ishte sezoni i katërt radhazi në të cilin ndeshja vendimtare e kompeticionit luhet në një vend tjetër nga çfarë ishte planifikuar fillimisht.
Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, së fundmi UEFA ka kontaktuar jozyrtarisht me federatën portugeze për mundësinë e zhvillimit të ndeshjes finale në stadiumin Luz të Lisbonës. Vendimi për shtyrjen e finales do të merret në mes të majit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/