Nuk do të stërvitet me shokët e ekipit! Etrit Berisha rrezikon më shumë se kurrë, Torino tenton t’i djegë karrierën

Etrit Berisha po vuan së tepërmi dhe me siguri po kalon momentin më të keq të karrierës. Portieri shqiptar e shprehu hapur pakënaqësinë e tij për minutat e pakta që ka pasur te Torino. Madje situata arriti deri aty sa të nisi konfliktin me trajnerin Juric në stërvitje. Pas kësaj përplasje, tekniku vendosi që të mos e thërriste më Berishën për ndeshjet e Torinos. Klubi kërkoi shitjen e portierit të Shqipërisë, që nga ana tjetër nuk dëshironte që të hiqte dorë nga pagesa e tij prej 800 mijë eurosh në sezon.

Torino dështoi që të gjente një skuadër të re për Berishën në merkaton e janarit. Tashmë klubi italian do të provojë që të djeg karrierën e shqiptarit që mund të kalojë 6 muaj pa luajtur në futbollin profesionist. Për më tepër Juric ka kërkuar që Berisha të mos stërvitet me pjesën tjetër të grupit, por veçmas. Pritja deri në merkaton e verës është shumë për lojtarin e Kombëtares dhe për më tepër që nuk do të ketë ekipe të tjera të gatshme për ta transferuar nëse nuk ndryshon situata te Torino. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online