Erald Çinari u transferua te Samsunspori gjatë merkatos së verës. Deri në këto momente sulmuesi shqiptar nuk po arrin që të gjej veten teksa në 11 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist. Për më tepër, pasaporta po i bën problem të madh. Samsunspori ka një krizë me lojtarët e huaj dhe për këtë arsye ka vendosur për largimin e Cinarit.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Menemenspori është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Cinarin. Kjo skuadër ndodhet në Ligën e Parë të Turqisë dhe po lufton në zonën e ftohtë të renditjes. Në bazë të këtyre raportimeve bëhet fjalë për një huazim të sulmuesit, duke minimizuar shanset për një rikthim te Partizani. /Sport Ekspres/