Nuk do të bëjnë gafën e madhe, ish-sulmuesi i Kukësit do të kthehet në Kroaci

Mirlind Daku është rikthyer që të shkëlqejë në Kosovë pasi la mbrapa aventurën zhgënjyese me Kukësin, atje ku mbeti në hijen e Vasil Shkurtajt. Sulmuesi 23-vjeçar ka arritur që të shënojë 21 gola në Superligën e Kosovës, duke tërhequr shpeshherë vëmendjen e mediave europiane për shkakun e statistiëks së frikshme.

Por kartoni i këtij lojtari zotërohet nga ana e Osijek që provoi ta rikthente fillimisht në huazim te Kukësi e më pas te Ballkani, që Daku të merrte minutat e nevojshme. Tashmë është shefi i shtabit teknik te Osijek, Nenad Bjelica, i cili është shprehur se Daku do të rikthehet te Osijek në verë. Më pas klub kroat do të vendos për aktivizimin e tij në ekipin e parë ose për ta shitur nëse do të ketë një ofertë tunduese për këtë futbollist, pasi interesimet priten të jenë të larta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *