“Nuk do ta humbja”! Një simbol i Romës nuk heq dorë nga Kumbulla: Do i jepja një shans të dytë, ka bërë mirë te Verona

Marash Kumbulla është kthyer në një objektiv në merkato për Torinon dhe Fiorentinë, por Roma duket se po heziton të vendosë për të ardhmen e tij. Në një intervistë për “TMW”, një emër i njohur për verdhekuqtë ka folur për situatën e mbrojtësit shqiptar. Antonio Tempestilli, ish-futbollist dh eish-trajneri i Romës, është i mendimit për ti dhënë një shans të  dytë Kumbullës.

“Ai është një djalë i ri, nga sa pashë kur luajti, ai alternoi paraqitje të mira me të tjera që nuk ishin të tilla. Por është një lojtar që ka bërë mirë në Verona dhe do t’i jepja një shans tjetër. Nuk do ta humbja. Pastaj nga brenda ata sigurisht vlerësojnë më mirë se unë. Por ne mund të punojmë ende për të”, ka deklaruar Antonio Tempestilli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *