Tirana do të përballet kundër Partizanit në ndeshjen derbi që mbyll këtë vit futbollistik. Bardheblutë kanë formën më të mirë dhe po kryesojnë Superioren, ndërsa edhe në aspektin psikologjik, dominojnë ndaj të kuqëve. Madje humorin e tyre lojtarët e kanë shfaqur edhe së fundmi.
Supersport raporton se lojtarët bardheblu kanë lajmëruar Shehin se nuk do të stërviteshin në ditën e sotme. Shehi ka mbetur i shtangur, ndërsa bëhet fjalë për një ndeshje me Partizanin përpara. Menjëherë futbollistët e kanë qetësuar duke i dhuruar fanellën me numër 100, pasi ishte jubilare për Shehin ndeshja e 100 si trajner ndaj Teutës. /Sport Ekspres/