Aguero ka zyrtarizuar ndarjen me Manchester City-n në fundin e këtij sezoni mes letrës së lamtumirës që ka shpërndarë në rrjetet sociale. Sulmuesi i njohur ka falënderuar klubin për gjithë këtë kohë që i ka përfaqësuar dhe njëkohësisht i ka siguruar tifozët se do të jap maksimumin e tij deri në fundin e këtij kampionati.
Më pas futbollisti argjentinas do të largohet me parametra zero për shkakun e përfundimit të kontratës. E veçanërisht për këtë arsye, interesimi për Agueron është i jashtëzakonshëm pasi mund të merret falas një futbollist me kualitete të jashtëzakonshme.
Përpos emrave të klubeve të mëdha, në skenë ka dalë edhe Lids, ekipi ku luan edhe Ezgjan Alioski. “I çmenduri” Bielsa po e provon me të gjitha mënyrat që të marrë bashkëkombasin e tij në skuadër për ta pasur në sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë Aguero do i hiqte mundësinë vetes për të qenë pjesë e Champions League, por nuk do të ishte e nevojshme që të zhvendosej nga shtëpia aktuale. /Sport Ekspres/