Tuchel dhe Pocchetino nuk arritën të fitonin Uefa Champions League me fanellën e Paris Saint Germain. Të dy trajnerët provuan gjithçka me skuadrën pariziene, por nuk mund të shkonin më shumë se faza e pas grupeve në dy vitet e fundit.
Tashmë trajneri më i ri i kampionëve të Francës është Christophe Galtier, i cili do të tentojë fitimin e këtij trofeut që i mungon kësaj skuadre. Pas qëndrimit të Mbappe , si she konfirmimit të Neymar dhe Messi, Galtier i ka deklaruar drejtuesve të skuadrës se është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion dhe nuk kërkon të bëjë blerje të çmendura në merkato.
Gjithashtu gjatë prezantimit ai bëri të qartë se disa lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe do të largohen këtë verë. Bëhet fjalë për Icardi, Kurzaëa dhe Draxler të cilët nuk gjejnë vend në formacion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/