“Nuk do e harroj kurrë në jetë! Trajneri na tregoi foto nga Gladiatori dhe 300 filma si të ishim luf.tëtarë në fushë, Man Utd na mundi 7-1”

Një rrëfim interesant dhe shumë komik ka ardhur nga ana e Gael Givet për kohën kur ishte pjesë e Blackburn Rovers. Këta të fundit u larguan nga Premier League në vitin 2012 dhe nuk janë rikthyer dot sërish mes më të mirëve të futbollit anglez. Për disa kohë kjo skaudër ka pasur gjeneratat më të mira të lojtarëve dhe përfshinte në përbërje: “Salgado, Phil Jones, Diouf apo Gael Givet”. Givet ka rrëfyer një histori interesante që daton në 27 nëntor të 2010 kur Rovers u poshtërua nga Manchester United me shifrat 1-7. Pesë gola do të shënoheshin nga Berbatov, ndërsa Nani dhe Park mbyllën turpërimin e Blackburn.

Trajneri i Rovers, Sam A Iardyce kishte menduar mënyra nga më të ndryshmet për të motivuar lojtarët e tij. “Më kujtohet Blacburn që luante kundër Manchester United në vitin 2010, nuk do ta harroj kurrë. Vetë Allardyce mbajti një fjalim për të gjithë ekipin para ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Ai na tregoi foto nga Gladiatori dhe 300 filma për të na motivuar dhe për të qenë luftë.tarë në fushë. Gjysmë ore të ndeshje humbëm 3-0 dhe në fund u mundëm 7-1”, ka thënë Givet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online