“Nuk bëhet me hile në Kombëtare“, trajneri flet pa rezerva për sulmuesin e Chelsea: Vjen vonë e nuk stërvitet

Një tension ka lindur në Kombëtaren e Marokut, ku protagonist janë trajneri Halilhodzic dhe Hakim Ziyech.  Ky i fundit nuk është thirrur për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për këtë muaj dhe shpjegimin e jep vete kreu i pankinës. Halilhodzic nuk ka mbajtur rezerva, duke treguar të gjitha pakënaqësitë që ka ndaj lojtarit të Chelsea-t.

“Sjellja e tij në dy ndeshjet e mëparshme, dhe veçanërisht në atë të fundit, është për mua e padenjë për një përfaqësues të vendit, i cili si udhëheqës i ekipit duhet të jetë një model pozitiv. Ai erdhi në kampin stërvitor vonë dhe më pas refuzoi të punonte. Nuk kishte kuptim të diskutohej për të. Për mua, ekipi kombëtar është mbi të gjitha, askush nuk mund ta marrë atë si peng.

Për herë të parë në karrierën time si trajner, vura re një sjellje që më zhgënjeu aq shumë. Lojtari refuzoi të marrë pjesë në një ndeshje miqësore, duke simuluar një dëmtim. Stafi mjekësor bëri disa kërkime dhe tha se mund të luanin. Ai më pas refuzoi të bënte nxehjen në pjesën e dytë sepse ishte i zhgënjyer që nuk luajti që në fillim. Për mua, kjo sjellje është e papranueshme. Ju nuk mund të bëni me hile në ekipin kombëtar. Ose jeni njëqind për qind në të ose nuk jeni“, ka deklaruar Halilhodzic./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online