Gjilani nuk ka arritur të përfitojë nga humbja e Ballkanit për të rrëmbyer vendin e parë në renditje. Bardhekuqtë kanë barazuar 1-1 në derbin me Dritën, duke i shkuar kreut vetëm 1 pikë larg.
Megjithatë nuk ka munguar as ngacmimi i Ismet Munishit, i cili e lë të hapur lu.ftën me Ilir Dajën për titullin kampion. “Deri në frymën e fundit falenderues, përmbi Skifterat vetëm qielli. Lu.fta vazhdon”, shkruan Ismet Munishi në llogarinë e tij në “Facebook“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/