Ndeshja mes Veronës dhe Juventusit ka hapur polemika të mëdha. Danilo prek topin me dorë në zonë, por edhe pas konsultimit me VAR-in arbitri vendos ta konsiderojë kontaktin si të rregullt. Ish-gjyqtari, Xhanpaolo Kalvarese i ka thënë Xhanluka Di Marcios se mbrojtësi i Juventusit nuk ndërpreu një goditje në portë, prandaj gjqytari nuk ka akorduar 11 metërsh.
“Episod i vështirë për t’u interpretuar, prekja e krahut nga Danilo është e lartë. Kur ai merr topin nuk dëshiron të bllokojë një goditje në portë, por prekja vjen pas një devijimi të një lojtari të Veronës që kërcen drejt qendrës së fushës dhe vetë Danilo e gjen në mënyrë të papritur. Nëse nga ana tjetër do ta kishte prekur direkt në një goditje në portë, do të ishte penallti”, ka thënë Xhanpaolo Kalvarese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/.