Nuhatja nga stoli solli fitoren e Realit, Ançeloti i jep merita instikteve të djalit të tij: Ai i tha Benzemasë dhe Krosit të mos gjuanin goditjen e dënimit

Reali i Madridit fitoi me përmbysje mbrëmjen e djeshme kundër Almerias. Ishte David Alaba ai që i dërgoi shifrat në 2-1 pas një ekzekutimi të saktë të goditjes së dënimit. Edhe këtë herë, ashtu si ndodhi shpesh në Ligën e Kampionëve, nuhatja për fitoren erdhi nga stoli.

Sapo u akordua goditje dënimi në një distancë prej 24 metrash nga porta, Ançeloti hedh në fushë Alabanë, i cili më pas shënoi edhe golin e triumfit. Ideja në këtë rast kishte qenë e djalit të trajnerit të njohur, Davides. Vetë Karlo Ançeloti zbulon detajet, teksa shprehet se ishte e vështirë t’i thonin Benzemasë dhe Krosit të mos ekzekutonin goditjen e dënimit dhe t’ja linin këtë mundësi mbrojtësit austriak.

“Hierarkia për goditjet e dënimit është e njohur. Benzemaja është i pari, pas tij është radha e Krosit. Gjithsesi, kur një goditje dënimi u dha për ne pranë zonës së penalltisë, Davide nxitoi Alabanë të futej në lojë dhe të godiste portën. Nuk ishte e lehtë t’i thoje Benzemasë dhe Krosit që nuk do të gjuanin goditjen e dënimit, por Alabaja i përcolli mesazhin e Davides dhe ata e dëgjuan”, ka zbuluar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *