Media prestigjoze “Goal” ka bërë vlerësimet sa i përket përballjes mes Romës dhe Juventusit që u mbyll në shifrat 2-2. Ekipi i drejtuar nga ana e Fonescës ishte shumë pranë fitores pasi gjatë kryesimit të rezultatit u ndëshkua me karton të kuq edhe Rabiot. Megjithatë me një Kristiano Ronaldo në skuadër, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.
E në vlerësimin e notave të “Goal” ishte pikërisht Ronaldo dhe Verteout si më të mirët e ndeshjes, dukee merituar 7.5. Më shumë sesa një Roma-Juventus dukej një Verteout-Ronaldo, pasi kishte një dopietë për secilin lojtar.
Menjëherë pas tyre vjen vlerësimi për Marash Kumbullën me 6.5, duke pasur notën e tretë më të lartë dhe që është i shoqëruar me këtë koment: “Në debutimin e tij në radhët e kryeqytetit, del në pah me një personalitet dhe identitet të përcaktuar mirë”. Sa i përket lojtari më të dobët është vlerësuar Rabiot te Juventusi, atje ku thuhet se e meritoi edhe dushin e parakohshëm pas daljes me të kuq. /Sport Ekspres/