Media spanjolle “Eldesmarque” ka publikuar notat e lojtarëve të Spanjës në fitoren me shifrat 2-1 ndaj Shqipërisë. Ferran Tores shpallet më i miru i takimit, teksa arriti që të realizonte edhe golin e parë të sfidës. Ndërkohë driblimet e Armando Brojës ndaj Pau Torres i japin notën 4 mbrojtësit, që gaboi edhe me largimin e topit me kokë duke goditur Uzunin, me sferën që shkoi në rrjetë.
David Raya [7]: “Ai ishte surpriza e madhe në thirrjen e Luis Enrique dhe bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar këtë të shtunë. Luajti mirë me këmbë dhe shpejtoi të ndalonte shanset e shqiptarëve”.
Carvajal [6]: “Nuk kishte probleme në mbrojtje dhe ndonjëherë i bashkohej lojës sulmuese”.
Pau Torres [4]: ??“Korrekt në terma të përgjithshëm ndaj një Shqipërie që mezi shkonte deri te ai, por kur shkonte, e bënte të vuante. Fillimisht me Brojën dhe më pas me golin e Uzunit”.
Eric García [6]: “Protagonist me daljet përpara të ekipit. Ashtu si partneri i tij, pak i kërkuar, dhe duke i zgjidhur situatat pa rrezik”.
Marcos Alonso [6]: “Doli dhe mori pjesë në lojën sulmuese. Minuta të mira dhe që duhej të bënte kujdes me Balliun”
Rodri [6]: “Duhej të luante Busquets në mesfushë. Tentoi një goditje të rrezikshme për të provuar Berishën me një goditje tepër të fokusuar. E rrit nivelin me kalimin e minutave”
Gavi [6]: “E pushtoi dhe përndiqte vazhdimisht hapësirën shqiptare, megjithëse i mungonte prania e reparteve të tjera”.
Pedri [6]: “Ishte një nga më aktivët në sulmin spanjoll në pjesën e parë. Ai e provoi me një rast të mirë nga jashtë kuadratit në pjesën e parë, por u prit nga Berisha. Mungon pak më shumë pas pushimit”.
Sarabia [4]: ??Praktikisht i zhdukur në krahun e djathtë. Shumë larg imazhit dhe performancës që na ka mësuar. U bë më mirë pas pushimit”.
Ferran Torres [8]: “E fitoi praninë në krah dhe pati një shans mjaft të qartë në fazat e hershme të ndeshjes. Ai e përfundoi lojën e tij të mirë me një pikiatë me të cilën mundi portën e Shqipërisë”.
Morata [4]: ??“Mezi u duk në fushën e lojës, por po përpiqej të punonte dhe bashkohej me shokët e ekipit”.