Normal me Gjimshitin dhe lider i pathyeshëm pa të! Rasti i çuditshëm i Marash Kumbullës, ndodh me të në Kombëtare

Marash Kumbulla ka marrë shumë kritika te Roma për mënyrën sesi është paraqitur në fushën e lojës. Mbrojtësi shqiptar nuk e ka besimin e Murinjos, që nuk e mendon dy herë për ta kryqëzuar dhe kjo po ndikon së tepërmi në performancën e këtij lojtari. Por si ka qenë Kumbulla te Kombëtarja Shqiptare? Çuditërisht, rritja e nivelit të tij ka ardhur pikërisht në kohën e fundit kur te Roma po përjeton krizën e vërtetë. Por mbi të gjitha, shkëlqimi ka ardhur pikërisht në kohën kur ka munguar Berat Gjimshiti në krahun e tij.

Tifozët shqiptarë janë gëzuar jo pak kur kanë parë në qendrën e prapavijës emra si Ardian Ismajli-Marash Kumbulla-Berat Gjimshiti, një shkollë italiane. E megjithatë kjo treshe e mbrojtjes nuk ka arritur ende që të përmbush pritshmëritë e saj. Gjithmonë është Berat Gjimshiti që vlerësohej maksimalisht, ndërsa Marash Kumbulla ka pasur një hap më pak, duke mos garantuar sigurinë maksimale.

E gjitha kjo ndodhte deri në ndeshjen e fundit kundër Hungarisë, atje ku do të dëmtohej Berat Gjimshiti. Më pas Kumbulla u kthye në një lider të pathyeshëm që nuk humbiste asnjë duel të vetëm në mbrojtje. Për të kulmuar me performancën ndaj Leëandoëskit, atje ku futi në xhep sulmuesin më të mirë në qarkullim dhe i dhuroi performancën më të dobët të viteve të fundit. Nisur nga kjo llogjikë, Kumbulla do të jetë sërish gati që t’i bëjë ballë anglezëve, megjithëse në krahë nuk do të ketë Berat Gjimshitin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *