Njihuni me kundërshtarin e sotëm të Shqipërisë/ Mbrojtësi është skiator dhe kapiteni punon si mësues, shumica e tyre e kanë futbollin si punë të dytë

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Andorrës. Kuqezinjtë kërkojnë me patjetër fitoren ndaj skuadrës modeste, që do t’i siguronte vendin e tretë në renditje. Kundërshtari është dukshëm i vogël në letër dhe në cilësi, por në të shkuarën kemi treguar jo pak probleme me rivalë të këtij niveli.

Me kë do të përballet më saktë Shqipëria? Andorra ka qenë shumë afër tronditjes së Hungarisë në këto kualifikuese të Botërorit, duke humbur vetëm me shifrat 2-1 në transfertën e Budapestit, madje dhe me 1 gol të anuluar. Ndërkohë edhe në sfidën e fundit me Poloninë, pavarësisht se u ndëshkua me kartonin e kuq që në minutën e 1, arriti që t’i ngushtonte diferencat në 1-2. Por le t’i kthehemi pak përbërjes së Andorrës.

Jashtë vendit, ka vetëm një futbollist që është në ligë konkurruese dhe të nivelit të pranueshëm. Ndërkohë vetëm katër lojtarë e kanë futbollin edhe si profesionin e tyre, për t’i kushtuar kohën e plotë. Gjithë pjesa tjetër e lojtarëve janë gjysmë profesionistë që e kanë si punë të dytë, duke qenë pjesë e ligave më të ulëta.

Portieri: Josep Gomes (35, Inter d’Escaldes)

Lojtar që bëri debutimin e tij në skuadër në 2006, duke zëvendësuar trajnerin aktual të ekipit kombëtar, Koldo Alvarez. Karakterizohet nga shtati i shkurtër (179 cm), trup i përkulur dhe i dobët me këmbë. Në të kaluarën, ai ka pësuar gola pasi ka humbur topin me këmbë, Shqipëria ia doli në këtë mënyrë për të zhbllokuar sfidën.

Megjithatë, Gomes ka avantazhet e tij. Ai është një nga portierët më të mirë për të pritur penallti. Gjatë tre viteve të fundit, ai ka mbrojtur pesë herë portën e tij duke mbajtur lojtarë të tillë nga 11-metrat si: Antoine Griezmann, Gylfi Sigurdsson dhe James Ëard-Proëse”.

Marc Garcia (33, Sant Andreu, Spanjë)

Mbrojtësi i majtë është lojtari i vetëm i quajtur Marc që nuk ka shënuar ende për Kombëtaren e Andorrës. Futbollisti, i cili prej vitesh nuk luan asnjëherë në ligën e Andorrës, luan në rangun e katërt dhe të pestë në futbollin spanjoll. Së fundmi luan për kategorinë e katërt te UE Sant Andreu”.

Albert Alavedra (22, Pobla de Mafumet, Spanjë)

Një futbollist gjysmë-profesionist që luan në ligën e katërt spanjolle.

Moi San Nicolas (28 vjeç, Atletic Escaldes)

Mbrojtësi i djathtë me origjinë belge, i cili ka luajtur për klubet e Andorrës gjatë gjithë karrierës së tij. Një skiator i zjarrtë dhe alpinist me përvojë që mburret se ka arritur shumicën e majave në Andorra. Janë pothuajse 60 prej tyre mbi 2000 metra mbi nivelin e detit, ndaj duhet konsideruar një arritje me vlerë.

Marc Pujol (39, FC Santa Coloma)

Pujol është një mësues i shkollës fillore. Është edhe kapiten i kombëtares kur nuk është Lima. Nga tetë golat e Andorrës në raundin aktual kualifikues, 39-vjeçari mori pjesë në katër prej tyre, duke mposhtur vetëm portierët e Hungarisë dhe San Marinos. Së shpejti ai mund të bëhet lojtari i katërt me njëqind ndeshje te Andorra. Do të kishte më shumë, por ai nuk mund të shkonte në të gjitha transfertat. E gjitha për shkak të orarit të shkollës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online