Njihuni me formacionin më të mirë të javës së 18 në Superiore, Ilir Daja zgjidhet trajneri më i mirë

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e fazës së dytë me dy ndeshjet e luajtura të dielën, Teuta – Egnatia (2-1) dhe Skënderbeu – Bylis (2-2). Ashtu si zakonisht, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur Top 11-shen më të mirë të javës së 18-të, duke nisur nga porta, te 4 mbrojtësit, 3 mesfushorët dhe 3 sulmuesit.

Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Esat Mala (Vllaznia), Dynel Simeu (Teuta), Emiljano Musta (AF Elbasani), Lorran (Dinamo City).

Sakaq, tre mesfushorët më të dalluar të javës janë: Klevi Qefalija (Dinamo City), Arli Përgjoni (Bylis) dhe Serxho Ujka (Egnatia).

Në majën e sulmit qëndron këtë javë Baton Zabërgja (Dinamo City) ndërsa krahët përbëhen nga Tedi Cara (Partizani) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia).

Trajneri i javës është përzgjedhur Ilir Daja