Një brez i ri i talenteve po lind për Shqipërinë dhe Kombëtaren tonë, për të ardhmen e ndritur. Ndërkohë që mund të krenohemi me djemë të talentuar si Broja dhe Kumbulla, stafi i ekipeve kombëtare te kuqezinjtë po vazhdon punën për zbulimin e elementeve premtues.
FSHF njofton se do të ketë seleksionime në 4 shtete të ndryshme: “Itali, Greqi, Gjermani dhe Danimarkë”. Teksa jepen të detajuara qytetet, oraret dhe datat më poshtë, do të jenë të pranishëm edhe vetë trajnerët e Kombëtareve për të parë futbollistët premtues të datëlindjeve: 2004, 2005, 2006 dhe 2007. /Sport Ekspres/
Njoftimi i plotë
Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF-së, zbulon datat e seleksionimeve jashtë Shqipërisë për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë. Në lidhje me seleksionimet ju njoftojmë në lidhje me datat dhe vendet ku do të kryhen përzgjedhjet si mëposhtë:
Seleksionimet në Itali dhe Greqi, datëlindjet: 2004, 2005, 2006, 2007.
25 Nëntor 2019 në Milano, ora 10:00 (Lombaria Uno, Via Francesco Cilea, 116 Milano)
26 Nëntor 2019 në Romë, ora 10:00 (Urvetevere, via della Pisana, 379 Roma)
27, 28 Nëntor 2019 në Athinë, ora 09:00 (Qendra sportive Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos,Athine)
Seleksionimet në Gjermani dhe Danimarkë, datëlindjet 2002,2003,2004,2005,2006
14 Dhjetor 2019 në Frankfurt, ora 10:00 (Heinrich-Graf-Sportanlage, Am Sportfeld 16, 65760 Eschborn)
15 Dhjetor 2019 në Kopenhagen, ora 12:00 (Herlev stadion Tvedvangen 200, 2730 Herlev)
Pjesë e këtij stafi vëzhgues për të ndjekur seleksionimet do të jenë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare.