Njihuni me çudinë e madhe të vazove, Shqipëria mund të ishte me njërën këmbë në Europian

Edicioni 2022/23 i Ligës së Kombeve ka përfunduar dhe tashmë është shfaqur panorama përfundimtare e vazove mbi të cilat do të hidhet shorti për kualifikueset për Euro 2024. Si rrallë më parë, këtë herë shorti që do të mbahet më 9 tetor mund të rezervonte grupe jo të pamundura për Shqipërinë.

Dështimi për të marrë vendin e parë në grup i heq nga duart një shans të madh kuqezinjve. Në një skenar të tillë Shqipëria do të përfshihej në vazon e dytë dhe fillimisht do të shmangte kundërshtarë si Franca, Anglia, Çekia, Serbia, Austria, Skocia. E si për të mos mjaftuar me kaq, kokë grupi mund të kishte një Kombëtare si Hungaria, Polonia, Danimarka apo edhe Zvicra.

E nëse me skuadra të nivelit të Francës, Belgjikës apo Spanjës të dilje nga fusha e lojës me pikë do të ishte një mision thuajse i pamundur, e njëjta gjë nuk vlen me emra si Hungaria, Polonia, Danimarka dhe Zvicra. Një nivel më lart se ne, por të konkurueshëm. Sigurisht që me një skenar të tillë, të paktën vendi i dytë në grup do të ishte më se i arritshëm, çka do të përkthehej me një biletë për në Euro2024./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online