Njeriu i rekordeve/ Reja të bëjë gjumin e qetë, Ismajli i udhëheq të gjithë në Kroaci

Ardian Ismajli vazhdon të tregojë nivel të lartë në fushën e blertë, duke shfaqur edhe vijueshmëri për sa i përket formës së tij. Ndeshja e fundit i ka rezervuar mbrojtësit shqiptar edhe një vend në 11 më të mirët e javës që lamë pas në kampionatin kroat, ku Ismajli luan me ekipin e Hajdukut të Splitit. Madje nuk është mjaftuar me kaq, pasi media kroate “Telesport.hr” e vlerëson futbollistin shqiptar si më të mirin nga lojtarët e përfshirë në formacionin e javës, duke i udhëhequr kështu të gjithë.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Ismajli e gjen veten në më të mirët e kampionatit, pasi një gjë e tillë po kthehet në një rutinë për të. Kjo është hera e tretë radhazi në katër javët e fundit që lojtari i Hajdukut e provon shijen e 11-shes më të mirë. Ndërsa këtë sezon emri i tij është renditur në më të mirët e javës plot 5 herë, duke thyer kështu edhe rekord në Kroaci, ku numri më i lartë i herëve që një futbollist përfshihej në formacionin më të mirë ka qenë vetëm 3 herë.

Një formë të tillë e futbollistit shqiptar i shton buzëqeshjet edhe te Kombëtarja e Shqipërisë, të cilët luajnë një ndeshje që do të vendosë shumë ndaj Turqisë. Falë sigurisë që ai garanton në mbrojtje, Reja nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të flejë i qetë. Me këto ritme Ismajli po tregon se është një mbrojtës i një klasi të lartë dhe nëse vazhdon kështu dyert e ekipeve të mëdha nuk do të vonojnë të hapen për të./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online