Njeriu i duhur për t’i kthyer lavdinë e dikurshme, Brazili pritet të zyrtarizojë Ançelotin

Brazili prej vitesh po përpiqet të kthehet te lavdia e dikurshme, por pa pasur sukses. Grupi i lojtarëve premton për të shkuar lart dhe ai që mungon është një trajner që di t’i prijë në rrugën e duhur. Kombëtarja amerikano-jugore ngulmon prej muajsh për të sjellë në krye të pankinës Karlo Ançelotin.

Ky i fundit i ka mohuar gjithnjë lajmet e qarkulluara në media, por “Globo” raporton se italiani pritet të zyrtarizohet shumë shpejt në krye të Brazilit. Nëse marrëveshja arrihet, atëherë do të kishim të bënim me një goditje të bujshme nga Brazili, teksa Ançeloti ka një CV mjaft të pasur me trofe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *