“Njerëzit nuk dinë asgjë për ne, jemi përpara Milanit“, Alegri nuk bën polemika pas golit të anulluar: Urime arbitrit, ishte i mirë

Juventusi humbi mbrëmjen e sotme me rezultatin 0-1 kundër Napolit. Bardhezinjve iu anullua një gol në minutën e 84-t, i cili mund t’i kishte dhënë ndeshjes një rrjedhë krejtësisht tjetër. Por Alegri nuk ka ankesa për arbitrimin, gjë të cilën e pohon në intervistën e dhënë për “DAZN“-in pas ndeshjes. Trajneri i “Zonjës së Vjetër“ përgëzon Fabrin për gjykimin, ndërsa në fund shton se njerëzit nuk dinë asgjë rreth situatës surreale që ka kaluar skuadra e tij këtë sezon.

“Më vjen keq që kam humbur një ndeshje si kjo. Skuadra luajti një lojë të mirë, kjo mbetet edhe nëse pësuam një gol pak budalla. Nuk ka kuptim të zemërohesh, duhet të ruash energjitë. Ne i pranojmë vendimet e arbitrave. Fabri dirigjoi mirë, ishte i mirë, e përgëzoj për mënyrën e arbitrimit.

Napoli e meritoi “Skudeton“, ne luajtëm një lojë të mirë kundër tyre. Tani kemi 59 pikë, jemi përpara Milanit. Na mungojnë ende disa pikë, duhet të nxitojmë për t’i marrë ato. Djemtë kanë pasur një sezon të rëndësishëm, njerëzit me të vërtetë nuk dinë asgjë për Juventusin dhe situatën surreale që kemi kaluar. Lojtarët kanë qenë të mrekullueshëm. Është më mirë të qendrojmë të qetë dhe të buzëqeshim, ky vit do të na ndihmojë të rritemi shumë”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online