“Njerëzit duan që Halandi të dështojë”, Guardiola ironizon kritikët: Më vjen keq, por ai do të shënojë gjithë jetën e tij

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Erling Halandi u rikthye te goli në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi norvegjez shënoi dopietë në fitoren kundër 1-3 Jang Bojsit. Pas përfundimit të ndeshjes, Pep Guardiola nuk i ka kursyer ironitë me personat që e kritikojnë lojtarin e Mançester Sitit. Trajneri katalanas shprehet se njerëzit duan që Halandi të dështojë, por sipas tij ai do të shënojë përgjatë gjithë jetës së tij.

“Jam shumë i shqetësuar. Njerëzit presin që ai të shënojë 4 gola sa herë që luan. Duan që ai të dështojë. Më vjen keq, por ky djalë do të shënojë gola gjithë jetën e tij”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *