Vllaznia ka zyrtarizuar dy afrimet e reja në skuadër që do të përforcojnë edhe më tej organikën e Brdariç. Klubi shkodran ka njoftuar se Albin Sadrijaj dhe Zidenin Mustedanagic kanë hedhur firmën. Sadrijaj po stërvitej prej disa ditësh me skuadrën dhe ka bindur drejtuesit e klubit, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë e U-21 të Zvicrës. Nga ana tjetër një “Zinedin” vjen për Vllazninë! Bëhet fjalë për boshnjakun Mustedanagic që ka nënshkruar për dy vite me shkodranët, ndërsa është formuar te Sparta e Pragës dhe ka luajtur së fundmi me Sarajevon. /Sport Ekspres/
DY FIRMA TË REJA PËR VLLAZNINË Që prej ditës së sotme, pjesë e KF Vllaznia do të jenë edhe dy futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është pikërisht Albin Sadrijaj, lojtari i cili prej disa ditësh është stërvitur me skuadrën tonë dhe tashmë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e saj. Sadrijaj është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka lujtur për U-21 të Zvicres. Pozicioni i tij në fushë është ai i mesfushorit mbrojtes dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Vllazninë. Lojtari tjetër që ka firmosur sot është fantazisti 23 vjeçar Zinedin Mustedanagiç. Ai është një lojtar i rritur ke Sparta Prages dhe sezonin e fundit ka lujtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagiç ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë.