Eklent Kaçi është bilardisti më i mirë në Shqipëri, por edhe një nga më të mirët në botë. Pavarësisht moshës së re të tij, vazhdon të përfaqësojë dhe ngrejë denjësisht flamurin e Shqipërisë në turnet që organizohen për këtë sport.
Dashuria për Shën Valentin mund të shprehehet edhe nëpërmjet punës dhe pasionit, në mënyrën më perfekte të mundshme. Këtë e ka bërë bilardisti nga Laçi, që ka formuar zemrën e plotë, me gurët e tjerë që ishin të formuar dhe prisnin vetëm një tjetër që të ishin të plotësuar. /Sport Ekspres/