Leroy Sane është përfolur prej disa kohësh për një kalim te gjiganti gjerman, Bayern Munich. Qendrimi i tij me ekipin e udhëhequr nga Guardiola me shumë mundësi nuk do të jetë i gjatë dhe për të arritur deri këtu një dorë e madhe vjen edhe nga menaxheri shqiptar Fali Ramadani.
Kështu lojtari nuk do të përfqësohet më nga David Beckham, por që tani e tutje do të jetë pjesë e kompanisë së krijuar nga Ramadani, LIAN Sports. Në këtë mënyrë kalimi i Sane drejt ekipit bavarez do të jetë më i lehtë të kryhet dhe kjo për shkak të marrëdhënieve që agjenti shqiptar ka me drejtuesit e Bayer Munich./Sport Ekspres/