Uinderlis Gizel Medina Shakoa është lojtarja më e re e Partizanit në volejboll për femra, teksa ka mbërritur dje në mbrëmje pranë skuadrës së kuqe. Kështu ka konfirmuar presidenti i shoqatës së Partizanit në volejboll për femra, Rogert Huqi, ndërsa Shakoa është volejbolliste e kombëtares së Venezuelës, e datëlindjes 2 prill 1998, 1.85 centimetra e gjatë dhe peshon 60 kilogram.
Mbi rrjetë në lartësi arrin 3 metra, kurse në bllok 2.75 metra. Pozicioni i saj është diagonaliste me pasin në pozicion katër në fushë. Në karrierën e saj nuk ka luajtur ndonjëherë në Evropë dhe eksperienca me Partizanin është e para në kontinentin tonë.
Të kuqet kanë pasur dhe vitet e kaluara lojtare të huaja, si malazeze, apo braziliane. E tashmë me Shakoan duket se kërkojnë të jenë më të plotë si ekip për të pretenduar marrjen e titullit kampion dhe të Kupës së Shqipërisë. Prezantimi me skuadrën e trajnerit Roland Tarja do të bëhet sot.