Juventusi ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Milanit, pas një penalltie të fituar nga Ronaldo në minutat e fundit. Sulmuesi portugez ka tentuar spektaklin me rrofeshatë dhe topi ka prekur dorën e Kalabrias, që ishte shumë afër në atë moment.
Arbitri ka shkuar për të parë në VAR situatën dhe ka akorduar penalltinë në minutën e 91. Kjo ka sjellë shumë polemika në Itali, të cilat i shton më shumë ish-arbitri italian, Ticiano Pieri. Ky i fundit shprehet se vetë Ricoli u ka thënë se këto raste nuk akordohen si 11-metërsha.
“Prekja me dorë e Calabria nuk mund të jepej penallti. Është një rast i ngjashëm me prekjen me dorë që ka bërë Cerri gjatë ndeshjes Cagliari-Brescia dhe atëherë vetë Ricoli, për këtë rast, tha që është gabim që ta japësh penalltinë”. Pra edhe në këtë ndeshje Milani ka pretendimet e saj për t’u ndier “i vjedhur” në përballjen ndaj Juventusit. /Sport Ekspres/
Rasti që i referohet Ricoli dhe nuk është penallti
Eski hakem Tiziano Pieri: “Rizzoli, Cagliari-Brescia maç?nda ya?anan pozisyonla ilgili 20 Kas?m’da kaptanlar ve antrenörlerle toplant? yapt?. ?ut esnas?nda oyuncu ?utu idrak edemeyecek durumda olabilir ve bu da penalt? olmaz. Bugünkü de benzer bir durum.”pic.twitter.com/X04GBONLwb
— AC Milan Türkiye (@acmilanturkiye) February 13, 2020