Një tjetër stadium i mrekullueshëm do të ndërtohet në Shqipëri teksa është zbuluar projekti për ndërtimin e stadiumit të Apolonisë. Nga duart e Marco Casamando vjen kjo vepër e re, italiani që ndërtoi edhe Air Albanian.
Një vepër që nuk do të ndërtohet te Loni Papuciu, por në aksin rrugor Fier-Vlorë. Impianti do të mirëpres rreth 10.000 tifozë dhe do të jetë modern, teksa mund të pres edhe takime të nivelit Champions League. Këto janë detajet e zbuluara nga ana e Top Channel sa i përket stadiumit më të ri në vendin tonë. /Sport Ekspres/