Arlind Ajeti ishte i huazuar sezonin e kaluar te Krotone. Ai gjeti minuta dhe luajti në disa ndeshje duke patur një paraqitje me ulje-ngritje të forta. Pas mbarimit të periudhës së huazimit, mbrojtësi është kthyer te Torino, pasi Krotone nuk u bind për ta blerë.
Në Torino nuk e pritën me duar hapur 24-vjeçarin, pasi i treguan menjëherë derën e largimit. Trajneri Valter Mazarri nuk e ka në plane dhe e ka lënë jashtë ekipit që do të zhvillojë fazën përgatitore në Filadelfia. 24-vjeçari nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Amerikës.
Një sinjal i qartë se ai është lënë i lirë për të gjetur një ekip tjetër. Jemi në korrik dhe Ajeti duhet të lëvizë shpejt, pasi mund të rrezikojë të mos gjejë skuadër. Mbrojtësi ka patur një aventurë mjaft të vështirë në Itali, pasi nuk ka arritur të gjejë stabilitet.